Çështja e gjyqtarit Mike Dean po trondit futbollin anglez. Arbitri ka marrë kërcënime me vdekje pas disa vendimeve të marra në ndeshjen mes West Ham dhe Fulham, veçanërisht për kartonin e kuq ndaj mesfushorit të Hammers Tomas Soucek dhe ka kërkuar që të mos arbitrojë në Premier League fundjavën e ardhshme. Në lidhje me këtë çështje ka ndërhyrë një tjetër bilbil anglez, Mark Clattenburg, i cili në një letër për Daily Mail e përshkroi ditën e tij si “një jetë me frikë”. “Jam mësuar të marr letra në shtëpinë time. Kishte fyerje dhe kërcënime të ndyra”. Pastaj ai tregon një anekdotë: “Arbitri Michael Oliver duhej të transferonte familjen e tij nga shtëpia pas ndeshjes në të cilën Juventus u eliminua nga Champions League nga Real Madrid në 2018”
Oliver dhe gruaja e tij Lucy, gjithashtu një arbitre futbolli, u fyen dhe u kërcënuan me vdekje nga tifozët, të cilët lëshuan të gjithë zemërimin e tyre në rrjetet sociale. Ata ishin të tërbuar kundër arbitrit që në minutën e 93 i dha një penallti Realit, që humbiste deri në atë moment 0-3 e që me 11 metërshin e shënuar më pas nga Cristiano Ronaldo eliminuan bardhezinjtë nga Champions League. Pas ndeshjes, Gigi Buffon, i ndëshkuar me karton të kuq për protesta, kritikoi rëndë punën e tij dhe e akuzoi atë, ndër të tjera, se kishte “një kazan plehrash në vend të një zemre”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.