Kërcënimi i Presidentit Donald Trump të enjten se do të vendosë tarifa 10% në 300 miliardë dollarët e tjerë të produkteve kineze të importit që nuk i nënshtrohen taksave ekzistuese, shënuan rënie në tregjet aziatike, evropiane dhe amerikane të premten.
Tarifa e re do të godasë konsumatorët amerikanë dhe bizneset do të përballen me më shumë ndërprerje të furnizimit. Kina tashmë është zotuar të hakmerret nëse Trump e çon deri në fund dhe nuk ndalet përballë vendimit të tij.
Vlerësimi fillestar i Bloomberg Economics për kostot shtesë të tarifave të ShBA dhe hakmarrjes kineze i parashikon të dy vendet që në këtë luftë do të marrin një goditje të ekonomive respektive në 0.2% ndaj PBB-së deri në vitin 2021.
Ndërkohë, një luftë marramendëse e tregtisë midis Japonisë dhe Koresë së Jugut po vlon, duke e vendosur në rrezik shëndetin e dy fuqive të mëdha eksportit aziatik.
Në Europë, shqetësimet janë në rritje në lidhje me daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.
Java përfundoi me shifra të reja, të cilat tregojnë se tregtia amerikane në të vërtetë u zvogëlua gjatë gjashtë muajve të parë të vitit ndërsa eksportet u ulën.
Banka Qendrore Europiane javën e kaluar vendosi për një raund tjetër të stimulit monetar në shtator për të luftuar ngadalësimin e rëndë të zonës së euros, ndërsa Guvernatori Haruhiko Kuroda tha të martën se Banka e Japonisë do të konsiderojë më shumë stimul për të parandaluar rreziqet nga materializimi.
"Bota është në një pozitë më të dobët për të luftuar recesionin sepse hapësira e politikës monetare është përdorur, është përdorur politika fiskale," tha Lipton. "Do të ishte më e vështirë të përballeshim me recesionin, kështu që është më mirë të mos e shkaktojmë një të tillë."
Nëse lufta trgetare nuk do të ndalet në të gjitha frontet, ekonomia globale, thonë ekspertët nuk do ti ketë punët mirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.