Vende dhe Udhetime

Një Itali e vogël në… Greqi: Ishulli i pazbuluar i Siros

Ermoupoli është ndoshta qyteti më i jashtëzakonshëm në Greqi. Nuk ka asnjë labirint rrugicash, nuk ka shtëpi të bardha dhe asnjë grumbull rrjetash peshkimi të vendosur në port. Në vend të kësaj, ju mund të gjeni një qytet të ngjeshur, sheshe të gjera, kisha me kupola madhështore dhe pallatet me ngjyra pastel duken më shumë italiane sesa Greke.

Ermoupoli është kryeqyteti i Siros, një ishull me 22,000 banorë në mes të Cikladave. Anijet dhe varkat filluan të ankoroheshin vitin e kaluar, mënyra  si turistët e zbuluan – duke e përdorur si një ndalesë midis Mykonos dhe Pireut, porti kryesor i Athinës. Ermoupoli italian është vendi më atraktiv në Siro. U krijua në vitet 1820 nga refugjatët e ishujve të shkatërruar të Chios, Psara, Kasos dhe Kreta gjatë Luftës Greke për Pavarësi. Ata ishin tregtarë dhe ndërtues të anijeve, industria e të cilëve e ktheu Ermoupoli në portin kryesor grek deri në ngritjen e Pireut.

Ata ndërtuan shtëpi hijerëndë në stilin mbizotërues neoklasik dhe i dekoruan kishat, ku njëra prej tyre doli të ishte e veçantë. Papa Kostas, famullitari i kishës Dormition of the Virgin, është i prirur të rrëfejë ngjarjen. 'Ishte Mars 1983, dita e parë e Kreshmës, dhe George Mastoropoulos, arkeolog, po inventarizonte ikonat e sjella në Siros. Ai po i pastronte me kujdes derisa filloi të kërcejë si një fëmijë. "Papa Kostas", tha ai, "ju keni një thesar të vërtetë këtu. Ajo që Mastoropoulos kishte zbuluar ishte nënshkrimi i El Greco. Bëhet fjalë për një nga veprat më të njohura në Greqi, pikturuar në shekullin e 16-tw. ‘’Më vjen mirë që nuk përfundoi në një muze të rëndomtë, por këtu’’- deklaron Papa Kostas

Një shëtitje e shpejtë nga kisha të çon në sheshin qendror Miaouli, ku mbizotërohet nga godina e bashkisë dhe shkallët e saj të gjata, monumentale. Vazhdon nëpër rrugët e shtruara me mermer në teatrin Apollo, ndërtuar në stilin e Teatro San Carlo në Napoli. Kalon kishën e St Nicholas the Rich, një bazilikë me kupolë mbi kolonat Corinthian dhe përfundon lart mbi qytet, në një gjir të kurorëzuar nga një varg pallatesh të vogla.

Një tjetër vend me rëndësi është qyteti mesjetar i Ano Siros, në një kodër e pjerrët me pamje nga porti. Edhe një herë, Siros injoron ‘’rregulloren’’: manastiri u përket Kapuçinëve, ndërsa kishat shfaqin simbole, statuja polikromatike, dhe kudo sheh shprehje nga Papa Françesku. Një prift në Kishën e Shën Gjergjit shpjegon: 'Ermoupoli është ortodoks, por pjesa tjetër e Siros është katolik. Ishulli dikur ka qenë nën proteksionin e Papës. Tani ne e festojmë Pashkën së bashku me datat ortodokse, me një urdhëresë të veçantë nga Vatikani ‘'.

Sidoqoftë, nuk ka surpriza kur bëhet fjalë për plazhet. Nga Ermoupoli, një autobus udhëton në një pjesë të bregut jugor, ku rëra është kafe dhe uji i tejdukshëm. Resorti më i zhvilluar është gjysmëhëna e artë e Galissas, ku ndodhet një nga restorantet më të njohur, Iliovasilema. Shërben kuzhinë greke me një menu të veçantë: sallatë me lëpushka deti apo edhe orzotto me faqe viçi. Një tjetër resort popullor është Kini, një fshat kompakt peshkimi me një port mjaft të qetë, ku mund të parkosh.

Ky është Siros. Një ishull i veçantë, shpirti i tij i përket një Greqie të vjetër, ku aktet e bujarisë ndaj të huajve janë ende pjesë e jetës së përditshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë