Libra

Një grua fitoi çmimin letrar spanjoll prej një milion eurosh, por doli që ‘ajo’ ishte në fakt… tre burra

Puna e një gruaje rezultoi e barabartë me punën e tre burrave. Kështu mund të thuhet  për shkrimtaren kryesore të zhanrit thrillër në Spanjë, një profesoreshë dhe nënë që shkroi me pseudonimin Carmen Mola, me qëllim ruajtjen e anonimitetit të saj.

Por të premten në mbrëmje, në një ceremoni për dhënien e çmimit letrar 1 milion euro (rreth 1,160,000 dollarë) për Mola-n lidhur me thrillerin e saj historik "Bisha", tre burra u ngjitën në podium dhe çmimin në vend të saj e morën ata.

Romanet mbresëlënëse të Mola-s, me protagoniste të fortë femrën janë krahasuar me veprën e Elena Ferrante, një tjetër pseudonim i shkrimtares shumë të njohur italiane.

Mola është më e njohur për trilogjinë që ka në qendër një inspektore police femër

Libri  është përkthyer në 11 gjuhë dhe është duke u përshtatur për film.

Vitin e kaluar, Instituti i Grave të Spanjës renditi "Vajza" e Molës, (një pjesë e trilogjisë), si një nga librat e domosdoshëm për tu lexuar nga gratë me argumentin se "na ndihmon të kuptojmë realitetin dhe përvojat e grave"

Vepra e fundit e Mola, "Bisha", është një thriller historik i përqendruar në vrasjen e fëmijëve në Madrid gjatë shpërthimit të kolerës në 1834.

Ndryshe nga sa pritej, tre shkrimtarët e vërtetë ishin Jorge Díaz, Agustín Martínez dhe Antonio Mercero

"Carmen Mola nuk është, (si të gjitha gënjeshtrat që kemi thënë), një profesoreshë universiteti," tha Diaz pasi fitoi çmimin Planeta, raportoi Financial Times. "Ne jemi tre miq të cilët në një ditë të zakonshme katër vjet më parë vendosëm të kombinojnë talentin tonë për të treguar një histori"

Treshja ka thënë se e kanë zgjedhur emrin rastësisht dhe thjesht për argëtim - pa i kushtuar ndonjë rëndësi të veçantë gjinisë së emrit ose diskutimeve të mëvonshme

"Unë nuk e di nëse një libër me pseudonim femër do të shiste më shumë se një emër mashkulli, nuk kam e idenë, por dyshoj", tha Mercero për gazetën spanjolle El País. "Ne nuk u fshehëm pas një gruaje, u fshehëm pas një emri"

Por të tjerët nuk u pajtuan.

"Përveç përdorimit të një pseudonimi femër, këta djem kanë kaluar vite duke bërë intervista," shkroi Beatriz Gimeno, një ish -drejtuese e Institutit të Grave, në Tëitter pas shpalljes së çmimit. "Nuk është vetëm emri - është profili i rremë që ata kanë përdorur për të marrë vëmendje tek lexuesit dhe gazetarët. Ata janë mashtrues ".

Në internet faqja për Mola-n identifikohet me fotografinë bardhë e zi të një gruaje të hollë me shpinë të kthyer nga kamera.

Ndërkohë, në të kaluarën, gra të panumërta kanë botuar me pseudonime mashkullore për të mbrojtur privatësinë e tyre dhe për të anashkaluar paragjykimet kundër shkrimtareve femra.

Marrë nga “Washington Post”/ Përshtati në Shqip Gazeta “SI”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë