Një imazh i krijuar nga Inteligjenca Artificiale së fundmi ka treguar fuqinë e mashtrimit që ka kjo industri dhe majftoi të fundoste tregjet e aksioneve.
Më 22 maj, një llogari e fshirë tashmë në Twitter me emrin "Bloomberg Feed", që pretendonte se ishte e lidhur me konglomeratin mediatik, shpërndau fotografinë e një shpërthimi gjignd në Pentagon, SHBA
Dhjetra llogari të verifikuara, duke përfshirë organizatat kombëtare të lajmeve, rishpërndanë foton që tregon tymin e zi që ngrihet nga zona pranë Pentagonit.

Incidenti fals bëri që indeksi financiar S&P 500 të pësojë rënie brenda pak minutave për shkak të frikës së nxitur te investitorët.
Departamenti i Zjarrfikësve të Arlingtonit mohoi me shpejtësi ngjarjen, duke deklaruar se “nuk ka asnjë shpërthim apo incident që po ndodh në Pentagon”./Cointelegraph
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.