Politike

Një fjalim nën tension: Çfarë tregoi gjuha e trupit e Ramës ndërsa fliste për Zvërnecin

Nga Gazeta ‘Si’- Që në fillim të takimit të djeshëm( 1 qershor), gjuha e trupit e Kryeministrit me Grupin Parlamentar të PS-së dukej hapur se ishte në një tension të vazhdueshëm.

Ishte i “karikuar”. Dukej më së miri se përgatitja me letra të shkruara do të ishte një fjalim i gjatë dhe me mllef.

Pozicionimi i tij ishte i drejtpërdrejtë me kamerën që kishte përballë dhe gjithë të tjerët aty ishin dekor, sepse synimi ishte komunikimi me shikuesit.

E derisa minutat kalonin, parehatia e tij në karrige ishte e lartë. Pjesëmarrësit në sallë nuk pipëtinin, se ky tension kalon në mënyrën e pasqyrimit te të tjerët. Sigurisht, këmbët e tij lëviznin përherë, se dukej pjesa e sipërme e trupit që lëkundej nga tensioni.

Te minuta 12, o pak më vonë, nisi të ngrinte edhe gishtin tregues si faktori “tërheqje vëmendjeje”, kur bëhej fjalë për mediat greke. Dukeshin fare hapur emocionet e tij, që i drejtohej shikuesve.

Pas minutës së 48-të, Rama doli në “origjinën” e tij, duke u shkëputur nga letra dhe duke folur edhe më i çlirët, duke përdorur duart ca më shumë.

Në minutën e 59-të, pëllëmbët e tij u bashkuan sikur falej përpara një ikone kishtare, shenjë lutjeje dhe mishërimi, kur përmendi figurën e zotit Lubonja.

Së fundi, fjalimi ishte i gjithi nervozizëm i hapur dhe fjalia mbyllëse ishte një sfidë e hapur: “Si doni të vazhdojmë?”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë