Futboll

Një emër prestigji për stolin e kuq, Robert Prosineçki në bisedime me Partizanin

Gazeta Si – Një tjetër kroat mund të ulet në stolin e Partizanit, pas largimit të Zoran Zekiç. Por këtë herë nuk është një kroat i zakonshëm, është një legjendë me emrin Robert Prosineçki. Ish-mesfushori i famshëm i Kroacisë, Realit dhe Barcelonës, ka nisur bisedimet me klubin e kuq.

Robert Prosineçki, kur luante me Realin. Gazeta Si, 19 tetor 2023

Trajneri 54-vjeçar ka një eksperiencë të konsiderueshme, ai ka drejtuar disa klube, si Crvena Zvezda, Kaiserispor dhe Denizlispor në Turi, Olimpijan në Slloveni etj. Ai ka drejtuar po ashtu edhe kombëtaret e Azerbajxhanit dhe Bosnjë Hercegovinës.

Për momentin Prosineçki është një kandidat. Ai ndodhet në Tiranë dhe ka nisur bisedimet me drejtuesit e Partizanit. Duhet pritur për të mësuar, nëse mes palëve do të ketë një akord, apo jo. Nëse bisedimet mbyllen pozitivisht, atëherë kampionati shqiptar do të ketë pjesë të tij një emër të madh të futbollit europian.

Kohët e fundit është folur shumë për uljen e Orges Shehit në stolin e Partizanit, por ish-portieri nuk ka zgjidhur ende çështjen kontraktuale me Tiranën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë