Lajme

Një ekspozitë me pikturat e një roboti

E veshur më një bluzë të bardhë dhe me flokët e saj ngjyrë të errët të lëshuar, roboti me emrin Ai-Da duket si çdo artist në studion e tij të punës. ‘Ai-Da do të hapë gjatë javës së ardhshme ekspozitën e saj të parë personale me tetë vizatime, 20 piktura, katër skulptura dhe dy video punime, duke sjell një zë të ri" ka thënë pronari i saj britanik dhe pronari i galerisë Aidan Meller.

"Zëri teknologjik është ai i rëndësishëm për t'u përqendruar, sepse ndikon tek të gjithë," i tha ai Reuters "Ne kemi një mesazh shumë të qartë që duam të shqyrtojmë: përdorimet dhe abuzimet e Ai-Da sot, sepse kjo dekadë e ardhshme po vjen në mënyrë dramatike dhe ne jemi të shqetësuar për këtë dhe ne duam të kemi konsiderata etike në të gjithë këtë".

Ai-Da pikturon falë inteligjencës artificiale dhe algoritmeve. Veprat e artit që do të ekspozohen përfshijnë vizatime, piktura dhe skulptura që eksplorojnë kufijtë mes inteligjencës artificiale, teknologjisë dhe jetës organike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë