Vende dhe Udhetime

Një e treta e akullit të Himalajeve rrezikon të shkrihet

Sipas një raporti të kohëve të fundit së paku një e treta e fushave të mëdha të akullit në zinxhirin malor të Azisë janë të destinuara të shkrihen për shkak të ndryshimeve klimatike, i cili mund të rezultojë më vdekjen e 2 miliardë njerëzve. Edhe nëse emetimet e karbonit janë ulur ndjeshëm, 36% e akullnajave së bashku në vargun Hindu Kush dhe Himalaje rrezikojnë të shkrihen
“Kjo është një nga vështirësitë më të mëdha që bota mund të kalojë porsa i përket ndryshimeve klimaterike,” tha Philippus Wester drejtori i studimit.
Sipas tij nëse nuk merren masa, bot do të humbë një të tretën e akullnajave, duke shkaktuar pasoja shumë të mëdha.
“Pavarësisht se është shumë i populluar, ky rajon ndryshe nga vendet e tjera nuk ka qenë në qendër të vëmendjes dhe ekspertët nuk i kanë kushtuar rëndësi ngrohjes globale. Nëse në Arktik janë zhvilluar studime të shumta, në këtë pjesë të Azisë shumë pak janë ndërmarrë nisma për mbrojtjen e akullnajave,” shton ai.

Rajoni fillon nga Afganistani dhe përfundon në Mianmar dhe është cilësuar si "shtylla e tretë" e planetit, që është e tejmbushur me akull. Kufizimi i rritjes globale të temperaturës e cila momentalisht është 1.5 gradë C mbi nivelet para industriale kërkon uljet e emetimeve të gazrave në zero deri në vitin 2050. Kjo duket shumë e thjeshtë, por nëse nuk veprohet shpejtë një e treta e akullit në këtë zonë do të shkrijë.
Që nga vitet 1970, rreth 15% e akullit në këtë rajon është zhdukur pasi temperaturat janë rritur. Por fatmirësisht vargmali është 3.500 km i gjatë dhe ndikimi i ngrohjes është i ndryshueshëm në pjesë të ndryshme të vendit. Disa akullnaje në Afganistan dhe Pakistan janë të qëndrueshme dhe po ngrinë çdo ditë e më shumë, por shkencëtarët thonë se kjo nuk o të zgjasë shumë nëse temperaturat vazhdojë të rriten.
Sipas tyre, nëse akullnajat shkrihen, niveli i lumenjve do të rritet aq shumë sa do të përmbysë komunitetet përreth.
Raporti i ri thekson se njerëzit në këto zona jetojnë me 1.90 dollarë në ditë dhe ndryshimet klimaterike dhe përmbytjet e vazhdueshme të të mbjellave e bëjnë më të vështirë jetën e tyre.

Gjithashtu tensionet politike midis vendeve fqinje si India dhe Pakistani kanë shtuar vështirësitë.
"Ky rajon po kalon kohë të vështira. Ndryshime të papritura që shfaqen në kufijtë e vendeve, konfliktet e vazhdueshme, kanë bërë të mundur që të largohet vëmendja e politikës nga ndryshimet klimaterike që mund të fundosin vendi,” tha Eklabya Sharma, anëtar i studimit.

Hamish Pritchard, një studiues britanik tha se akullnajat kanë një rol thelbësor në ngritjen e nivelit të lumenjve dhe deteve. Ai shprehet se nëse akullnajat nuk mbahen nën kontroll dhe nëse bota nuk do kujdeset më shumë për ngrohjen globale, atëherë bota do të rrezikohet nga përmbytje të mëdha, jo vetëm në këtë rajon , por në të gjithë botën. /The Guardian/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë