Ditën e parë pasi Kuvendi vendosi për shkarkimin e tij, duke ja përcjellë Gjykatës Kushtetuese raportin e Komisionit Hetimor, Presidenti Ilir Meta e nisi me lutje.
Presidenca njofton se Meta mori pjesë përmes një video-mesazhi në takimin e përvitshëm tradicional të “Mëngjesit të Lutjeve”, që mbahet në Jeruzalem dhe organizuar nga homologu i tij izraelit, Reuven Rivlin.
“Shqiptarët janë krenarë që kanë qëndruar pranë dhe në krah të popullit hebre gjatë periudhës së errët të Luftës së Dytë Botërore, duke sakrifikuar jetën e tyre për të mbrojtur familjet hebreje, që ishin të strehuara në vendin tonë. Asnjë hebre i vetëm nuk iu dorëzua nazistëve dhe asnjë jetë e vetme hebreje nuk u shua në Shqipëri gjatë asaj periudhe të tmerrshme”, tha ndër të tjera në mesazhin e tij Presidenti Meta.
“Sot shpreh mbështetjen tonë të vazhdueshme për ju dhe i lutem Zoti të sjellë paqe dhe paqe jo vetëm në vendin tuaj, te fqinjët tuaj dhe rajonin ku jetoni, por në çdo vend që vuan nga konfliktet!”, vijon mesazhi i Metës.
Presidenca thotë se në këtë takim mori pjesë edhe ish-Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.