Lajme

Një ditë pas protestës, shefja e ODIHR një orë në zyrën e Bashës

Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi mes Glover dhe kryedemokratit Basha ka zgjatur rreth një orë dhe është zhvilluar në selinë blu.
Partia Demokratike së bashku me aleatët e saj kanë denoncuar publikisht se votimet e 30 qershorit u administruan nga PS, pasi anëtarët e komisioneve ishin emëruar nga socialistët.
Raporti përfundimtar i vëzhguesve të ODIHR pritet të bëhet publike brenda dy muajve.
Partia Demokratike në protestën e zhvilluar mbrëmjen e së hënës kërkoi largimin e Edi Ramës, duke ngulmuar se opozita nuk bën asnjë hap pas.
Ndërkohë, lideri demokrat, Lulzim Basha me anë të një postimi në “Facebook”, ka falënderuar të gjithë qytetarët që iu bashkuan protestës kombëtare të opozitës, mbrëmjen e kaluar.
Basha shprehet se të gjithë bashkë do të largojnë këtë qeverisje antipopullore dhe do t’i japin fund trannzicionit.
“Mirënjohje të thellë dhe falenderime nga zemra për të gjithë ata që na janë bashkuar në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Bashkë do ta largojmë këtë qeverisje antipopullore dhe antikombëtare. Sa më parë, aq më mirë për Shqipërinë!
Detyra më e madhe, prioriteti numër një, është t’ju japim shqiptarëve ndryshimin e vërtetë, fundin e tranzicionit, Shqipërinë e lirive, mundësive dhe mirëqenies për të gjithë. #ShqiperiasiEuropa”, shkruan Basha në “Facebook”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2500610766656756?__xts__[0]=68.ARCE14GxYArNMfatEWS85XQ3IOn1K8WyQcvvVh_vKtYWiYCQHvX2FBfkVfEZLPJMFDHPT_qG_whd_Q6ekX_OF8jBoX02HWb6dPTslvxQFnRCVU-3yjpRVryW0auLT7cEKw1lt79B4EIe2DNxnpIulPXkV7g1a_8zkEdh9mk3yUuK6QY30I7kAlvbyUTcwlp6wGEd67ioZMVeNsVwHuWGTSPZOeCg7741mVOvfUIAtYgFQ9Fci7CLs77yXiyrg132XdEacnQfnFVWeoeug5iDYKfL7rN5VmE9wmcDRTeWFbCOUqCnCNmAgRgLXUfc9MbKrDgny_o_TrD9VAYUpptCTB87I-5CWbgAJozy6dci5BC1ybJVZIM8ddRzU7JDx7et_mcN1d5j38rdRTLEjPicvpxFrJfkwxutF1ihxFGJqdg2RHfneE01EUjwfnrdaA1alQNXO9HVr6AZ247HLn7W&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë