Vende dhe Udhetime

Në Haram – Vështrim magjepsës në vendin e shenjtë islam

Leslie Felperin/ The Guardian – Me një premierë në një kohë me Muharremin, vitin e ri islam, më 11 shtator, ky dokumentar ofron një pamje të aksesueshme të të gjitha zonave në Haram, Xhamia e Madhe e Mekës  (ose Makkah), ndërtuar për të strehuar faltoren më të shenjtë islame, Qabenë.Vetëm myslimanët lejohen të hyjnë në Mekë dhe ky vështrim brenda xhamisë ofron një pamje tejet të rrallë në atë çka ndodh aty, si funksionon, cilat janë rutinat e përditshme e kështu me radhë. Gjithashtu siguron një mjet të dobishëm mësimdhënës për shikuesit e rinj myslimanë dhe të sapokonvertuarit në besim.

Me xhirime të marra nga lart dhe sekuenca të xhiruara mes besimtarëve, që marrin pjesë në ritualet e haxhit apo pelegrinazhit, shpesh në lëvizje të ngadalta, regjisori Abrar Hussain  sell detaje magjepsëse  për të ekuilibruar tablonë e madhe. Qabeja, kubi i madh i zi, në qendër të Haramit, është pika kryesore e fokusit – çfarë përfaqëson,  si mirëmbahet, çfarë lutjesh thuhen atje dhe kur. Por ekskursionet në pikat jashtë Haramit, fabrikat dhe zyrat me të gjithë shërbimet, minaret nga të cilat projektohen thirrjet për lutjet, janë po aq magjepsëse për t’u eksploruar. Dashamirësit e tekstileve do të hyjnë përmes filmimeve në një fabrikë që bën mbulojat e zeza të qëndisura me shkrimet kuranore me fije dhe tela të veçantë prej ari.

https://www.youtube.com/watch?v=bH9e9NMcDJ8

Një udhëtim në zyrën e medias sociale të xhamisë ofron një këndvështrim sesi teknologjia moderne përdoret në shërbim të traditave të lashta dhe se tensioni mes së vjetrës dhe së resë endet përgjatë filmit, që është në vetvete një artefakt përfaqësues i atij dualizmi. Edhe ateistët më të thekur mund ta gjejnë veten të mrekulluar nga shkalla e plotë e veprimit dhe pasionin e besnikëve, filmuar me respekt për diversitetin dhe larminë e pafundme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë