Biznes

Një diktator njeriu më i fuqishëm i planetit në listën e Forbes

Presidenti kinez Xi dhe ai amerikan Trump

Gjenden 7.5 miliard njerëz në planetin Tokë, por këta  75 burra dhe gra e kthejnë botën përmbys. Rankimi vjetor i Forbes për Njerëzit më të fuqishëm në botë, identifikon një person, një prej 100 milionëve, veprimet e të cilit thonë më shumë.

Lista e këtij viti thekson konsolidimin e fuqisë në duart e një elite të vogël. Xi Jinping, Sekretari i Përgjithsëm i Partisë Komuniste kineze, kap kreun e lsitës për herë të parë pasi Kongresi i Kinës amendoi kostituimin e tij në Mars, zgjerimin e ndikimit të tij dhe eliminimin e kufijve afatgjatë. Ai gëzon një kult të personalitetit që nuk është parë qysh prej Kryetarit Mao.

Ngjitja e Xi' në krye të listës së njerëzve më të fuqishëm  në botë e zbret në vend të dytë Presidentin rus Vladimir Putin (#2), i cili ka kryesuar listën në mënyrë të paprecedentë për katër vite me radhë. Putin drejton Rusinë që prej Majit të 2000, dhe këtë vi tai është zgjedhur për një mandate 4-vjeçar me afërsisht 77 % të votave. Kjo është përqindja më   e lartë e votimit për një kandidat të një posti të tillë që prej rënies së Bashkimit Sovjetik.

Një vit prej zgjedhjeve që e shpallën President të SHBA-ve, Donald Trump renditet në vendin e 3 të njerëzve më të fuqishëm në botë. Trump ka njohur sukses të kufizuar  pasi kongresi është kontrolluar nga partia e tij, duke u vënë  nën hetim nga agjenci të shumta të zbatimit të ligjit. Gjithashtu nuk kanë mbetur në hije as skandalet nga jeta e tij personale dhe e biznesit. Por Trump është ende Komandanti  në krye të fuqisë më të madhe ekonomike dhe ushtarake të botës.

Njeriu i katërt më i fuqishëm në botë përkon me gruan më të fuqishme në botë: Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë. Lideri de facto i Europës, Merkel fitoi një palë zgjedhje të vështira në 2017 dhe krijoi një ‘koalicion të gjerë’ me partnerët politikë. Asaj do ti duhet ta mbajë fort timonin e BE-së pasi të përballet me stuhitë e ardhshme nga Brexit dhe rritja e ndjenjës anti-emigrantë në Evropë

Macron, Putin, Merkel

Këtë vit  në listën e njerëzve më të fuqishëm të botës për 2018-ën gjenden 17 emra të rinj,përfshirë Mohammed Bin Salman Al Saud (#8), Princi i Arabisë Saudite. Mbreti mbetet babai i tij, por "MBS" ka konsoliduar fuqinë pa asnjë dyshim dhe ka marrë kontrollin e vendit. Në Nëntor 2017, ai lanncoi "një fushatë anti-korrupsion" e cila shkaktoi arrestimin e shumë Sauditëve që spikasnin në jetën publike duke i detyruar ata të kthenin pasurintë e tyre. Princi do të jetë mbështetja rreth së cilës gjeopolitika e Lindjes së Mesme do të lëvizë për gjeneratën e ardhshme. Emra të tjerë që kanë hyrë në listën e njerëzve më të fuqishëm të botës për 2018-ën; Jerome H. Poëell (#11), kryetari i Rezervës Federale të SHBA-ve; Darren Ëoods (#34), CEO i Exxon Mobil; Moon Jae-in (#54), Presidenti i Koresë së Jugut; dhe Robert Mueller (#72), Këshilltari Special i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-ve.

Për të përpiluar këtë listë Forbes ka marrë në konsideratë qindra kandidatë nga fusha të ndryshme të jetës në të gjithë botën, dhe ka matur fuqinë e tyre në katër aspekte. E para është se sa reputacion ka kandidati tek një shumicë njerëzish. Pope Francis, është renditur i #6, si lideri shpirtëror i më shumë se një milliard katolikëve. Doug McMillon (#23), është CEO i punëdhënësit më të madh privat në botë, Ëal-Mart Stores, me më shumë se  2.3 milion punëtorë nëpër botë.

Si kriter tjetër Forbes ka marrë të ardhurat financiare të kontrolluara për seicilin person. A janë ato relaitivisht më shumë krahasimisht me kolegët e tyre? Për krerët e shteteve Forbes ka marrë në konsideratë Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa për  CEO-t, asetet dhe të ardhurat. Në rastin e, Jeff Bezos (#5) që ka të ardhurat personale më të larta në botë, Forbes e ka konsideruar edhe këtë fakt.Në raste të caktuara është marrë në konsideratë aksesi i liderëve në rezervat e naftës.

Më pas është arritur në pëfundimin nëse kandidati është i fuqishëm në disa fusha njëherësh. Janë 75 të tillë në listë –përafërsisht një për çdo 100 milion njerëz në planet– të jesh i fuqishëm veç në një fushë  nuk është e mjaftueshme. Elon Musk (#25) ka zotëron biznesin e Tesla Motors, në industrinë aeronautike zotëron SpaceX, sepse ai është një miliarder, dhe sepse është një vizionar shumë i respektuar i teknologjisë.

Forbes është siguruar gjatë vlerësimit se kandidatët e përdorin në mënyrë aktive fuqinë e tyre. Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un (#36) ka gati kontroll absolute mbi jetët e 25 milion njerëzve që jetojnë në vendin e tij, dhe është i njohur për ndëshkimin e mospajtimit me vdekjen. Forbes/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë