Kryeministri Edi Rama ndodhej sot në Mamurras për të inspektuar nga afër punimet e ngritjes së një shkolle krejt të re, si pasojë e dëmtimit nga tërmeti. Por jo vetëm. Ai mori pjesë në ceremoninë e fejesës mes Eldës, vajzës nga Mamurrasi dhe Burakut, djalit nga Stambolli, për të cilët në media u shpërnda një detaj interesant se ata janë dashuruar në kantierin e ndërtimit në zonën e Laçit, që po financohet nga qeveria turke.
Vizita e tij ishte e shkurtër, shoqëruar edhe me ndonjë batutë, që nga sugjerimi që i bënte vajzës të sapofejuar se ajo duhet të shpërndante llokumet së pari tek vjehrra ”se është shenjë e mire”, e deri tek këshilla që i dha çiftit të sapofejuar se ata “kurrë nuk duhet të harrojnë prindërit”...
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.