Gazeta Si – Një avion-bombardues rus, SU-34, u rrëzua në malet e Kaukazit gjatë një fluturimi stërvitor, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë ekuipazhit në bord.
Agjencitë ruse të lajmeve, që citojnë Ministrinë e Mbrojtjes në Rusi, thonë se shkak mund të jetë një problemi teknik.
“Një avion SU-34 i Forcave Ajrore Ruse u rrëzua gjatë një fluturimi të planifikuar stërvitor në një zonë malore në Republikën e Osetisë së Veriut – Alanisë”, shkroi agjencia RIA.
“Aeroplani u rrëzua në një zonë të shkretë. Nuk ka shkatërrime në tokë, ndërsa ekuipazhi humbi jetën”, sipas saj. Nuk është ende e qartë se sa njerëz ishin në bord.
Sukhoi SU-34 – me origjinë sovjetike – është një avion luftarak-bombardues supersonik me rreze të mesme veprimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.