Vende dhe Udhetime

Një aventurë me autobus nga India në Angli

A do të udhëtonit në gjysmën e botës me një autobus? Kompania “Adventures Overland” shpreson që po dhe për këtë arsye ka shtuar një linjë që do të lidhë Delhin në Indi me Londrën në Angli.

Nisma ka marrë frymëzim nga “The Hippie Trail” i viteve ’50-’60 dhe '70 të shekullit të kaluar, kur dhjetra të rinj udhëtuan me autobus nga Londra deri në Bangkok të Tajlandës. Rrugëtimi parashikohet që të zgjasë rreth 70 ditë dhe autobusi i modifikuar edhe me vende fjetjeje për pasagjerët të udhëtojë në 18 vende të ndryshme.

Kompania “Advenures Overland” është themeluar nga dy të rinjtë indianë, Tushar Agarëal dhe Sunjay Madan. Agarwal tha për CNN Travel se ideja i lindi pas një udhëtimi me makinë që kishte bërë i vetëm nga Londra për në Delhi në vitin 2010.

“Është një aventurës fantastike”, thotë ai.

Aktiviteti kryesor i tyre kanë qenë guidat turistike të organizuara, ku vizitorët udhëtonin me automjetet e tyre. Por, tani thonë se ka shumë njerëz që e dashurojnë udhëtimin, por nuk duan që të ngasin vetë, apo të kenë makinën e tyre.

“Prandaj erdhëm me idenë për të ngritur një linjë autobusi nga Delhi në Londër”, thotë Agarëal.

Udhëtimi i parë pritet që të organizohet në mes të 2021. Bileta do të udhëtojë rreth 20 mijë dollarë.

Burimi: CNN. Përshtati në shqip Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë