Trend

Një artiste që krijon iluzione optike me makeup në fytyrën e saj

Mimi Choi është një artiste makeup-i e cila njihet për krijimet e saj me anë të grimit. 
"Mbaj mend që luaja me buzëkuqin e nënës sime kur isha fëmijë", tha 35-vjeçarja Choi.
Kur u rrit u bë aq e mirë në grim sa familja dhe miqtë e saj i kërkonin ti grimonte Choi gjithmonë.
Por, pavarësisht pasionin të saj për bukurinë, Choi filloi karrierën e saj si mësuese.


"Kur u bëra një mësuese parashkollore në Montessori, fillova të mendoja se çfarë doja të bëja në jetë pasi mezi prisja të shkoja në shtëpi dhe të krijoja diçka me produktet e mia të kozmetikës. U deshën pak kohë që të vendosja se mësuesia nuk ishte ajo që realsiht doja" tregon Choi.
Në moshën 28 vjeç, Choi vendosi të ndiqte një karrierë si një artiste grimi.
 "Me inkurajimin e familjes time, u regjistrova në Blanche Macdonald Center në Vancouver dhe fillova rrugëtimin tim si një artiste profesioniste e kozmetikës," tha ajo.
Choi filloi të eksperimentonte me iluzione ndërsa aftësitë e saj përmirësoheshin.
"Për Halloween-in tim të parë si studente e grimit vendosa që të bëja diçka ndryshe. U përpoqa me iluzionin tim të parë i cili ishte një pamje e një fytyre të çarë që kisha parë në internet dhe kur ndava imazhin në Instagram, mora shumë reagime pozitive", shtoi Choi.
Iluzionet shpesh e bëjnë trupin e saj të duket sikur është në të vërtetë ushqim ose edhe sikur fytyra e saj të jetë thjesht art madje çdo fotografi që ajo poston në instagramin e saj ku tashmë ka  mbi një milion ndjekës, të bën ta shohësh dy herë dhe të mundohesh të kuptosh si funksionon gjithë ajo që po sheh, krijime ku siç Choi tregon duhen mesatarisht 5 orë për tu përfunduar ku nuk mungojnë dhe pamje të ndërlikuara që mund të duhen 10 orë për tu krijuar, gjë që shpjegon dhe arsyen pse çdo gjë duket aq perfekte.

Burimi:Insider/ Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë