Mjedis

Nivelet e dioksidit të karbonit tani janë 50% më të larta se në epokën para-industriale

Niveli i dioksidit të karbonit në atmosferën tani  është 50% më i lartë se në epokën para-industriale, tregojnë të dhënat e qeverisë amerikane.

Matjet e fundit që tregojnë rritje të CO2, pasojnë paralajmërimin e ri të shkencëtarëve se bota ende mund të përballet me ndryshime katastrofike klimatike.

"Është dëshpëruese që na ka munguar vullneti kolektiv për të ngadalësuar rritjen e dyoksidit të kabronit", tha Ralph Keeling, një gjeokimist që kryen matjet për Institutin Scripps të Oqeanografisë në Hawaii.

Hera e fundit që nivelet e CO 2 ishin kaq të larta ishte rreth 4.1 milion vjet më parë, kur përqendrimet arritën rreth 400 ppm.

Shkencëtarët kanë thënë se emetimet globale duhet të zvogëlohen në gjysmën e kësaj dekade dhe të zërohen deri në vitin 2050.

Pavarësisht kësaj, emetimet, të cilat u ulën gjatë vitit 2020 me fillimin e kufizimeve të lidhura me Covid-in, u rritën përsëri vitin e kaluar.

"Studimi ynë zbuloi se në të gjitha rastet, ne jemi të angazhuar për të arritur temperaturat maksimale rreth pesë deri në 10 vjet përpara se t'i përjetojmë ato", tha Kyle Armour, një shkencëtar klimatik në Universitetin e Uashingtonit.

Michelle Dvorack, një studente e doktoraturës në Universitetin e Uashingtonit në oqeanografi, e cila udhëhoqi studimin, botuar në “Nature Climate Change”, tha se gjetjet e bëjnë edhe me të nevojshëm faktin për të  reduktuar me shpejtësi emetimet."

Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë