Treg

Nissan do të shkurtojë mijëra vende pune, ja cilat janë arsyet

Kompania japoneze e makinave Nissan do të shkurtojë 12,500 vende pune në të gjithë botën, si një përpjekje kundër konkurrencës në SHBA, u tha të enjten në një deklaratë. Në ristrukturim duket se është marrë parasysh edhe situata pasi ish-kreu i kompanisë Carlos Ghosn u largua për shkak të skandaleve financiare vitin e kaluar, skandal që pati një efekt të konsiderueshëm në fitimet operative.

Drejtori ekzekutiv i Nissan, Hiroto Saikawa tha se kriza financiare e kompanisë, e cila është më e keqja që nga kriza financiare në 2008, ishte "jashtëzakonisht e rëndë". Por ai theksoi potencialin për teknologji të reja të tilla si inteligjenca artificiale dhe softuer që garantonin emetim zero për të ndryshuar fatin e kompanisë.

Nissan, i cili është në aleancë me kompaninë franceze Renault dhe kompaninë japoneze Mitsubishi, tha në një deklaratë se do të "zvogëlojë kapacitetin e saj global të prodhimit me 10% deri në fund të vitit 2022." Kompania shtoi se rënia e fitimeve ishte për shkak të shitjeve me vonesë, kostove të larta të lëndëve të para dhe shkëmbimeve të vështira të huaja.
Nissan tha se 14 vende të ndryshme do të preken nga shkurtimet e vendeve të punës. Pjesa më e madhe e vendeve të punëve të shkurtuara do të jenë punëtorët e fabrikave. Kompania ka luftuar për të fituar një terren në SHBA, ku është detyruar të përdorë zbritje për të sfiduar rivalët e saj.

Carlos Ghosn, që konsiderohet si arkitekti i aleancës Renault-Nissan-Mitsubishi, është akuzuar për nën-raportimin e pagës së tij dhe devijimin e fondeve të Nissan në llogaritë personale. Ai mohoi akuzat dhe u lirua me kusht në muajin prill. Nissan u zotua në 2018 që të ulë emetimet e CO2 në makinat e saj të reja me 40% deri në vitin 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë