Politike

Nishani: BE na mbylli kufijtë se Rama luajti pisët

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani fajëson qeverinë për mos hyrjen e qytetarëve nga Shqipëria, edhe pas datës 1 korrik, në BE.

“Rasti i reagimit evropian ndaj Shqipërisë për mos hapjen e kufijve të saj edhe pas 1 korrikut është një përgjigje e qartë ndaj lojës së ‘pisët’ të krye-rilindasit me këtë fatkeqësi natyrore në kurriz të shqiptarëve.

Fshehja e situatës së vërtetë, refuzimi për testime masive, komedia tragjike qeveritare me shkaqet e humbjes së jetës të shumë shqiptarëve, këto në pikun dhe fazën më agresive të virusit, na u kthye papritur në situatë me përhapje më masive, me numër më të lartë të infektuarish, me raste vdekje më të shpeshta, tani kur në të gjithë Evropën parametrat e COVID janë të gjithë në nivele minimale, kur arsyetimi shkencor e profesional mjekësor konfirmon dobësimin e virusit…”, shkruan Nishani në Facebook.

Sipas tij, shqiptarët duhet të kthjellohen ndaj kësaj situate.

“Esenca e këtij mesazhi vjen për kthjellimin e mëndjes dhe gjallërin e nervit të shqiptarëve.

Largoni mashtruesin ! Shpëtoni nga keqbërësi !

Shqiptarët dhe vetëm shqiptarët mundet të ndreqin punët e tyre dhe të largojnë “dreqin nga djepi” që duhet të tundin !”, shkruan ai


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë