Politike

Nishani: Basha dhe Rama asgjësuan alternativën politike në vend

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, e bën Bashën po aq përgjegjës sa Ramën në atë që ai e cilëson si asgjesimi i alternativës politike në Shqipëri.  

“Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë organizuar e tentuar asgjesimin e alternativës politike në Shqipëri, dimensionin real të pluralizmit politik.

Bashkëpunimi mes tyre në këtë akt, e rëndon edhe më shumë peshën e dëmit dhe përgjegjësisë që ju takon të paguajnë.

Ky akt i rëndë qëndron jo thjesht tek fakti se u ideua, planifikua dhe nisi kundra Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila përfaqëson gjysmën e elektoratit shqiptar, por më së shumti tek malinjiteti i modelit të ‘fasadë opozitës’, të opozitës në mëshirën e fatit që cakton pushteti, të konceptit se shqiptarët janë qenie të ‘klasit të dytë’. Ky akt i ulët është i pafalshëm! Të ringremë PD, që të shpëtojmë Shqipërinë!”, thotë Nishani


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë