Lajme

Nis vettingu për ish kryeprokurorin Llalla

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka caktuar datën e seancës për shqyrtimin e çështjes ndaj ish kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Më 16 maj në orën 10:00 do të mbahet seanca për shqyrtimin e çështjes së dorëzuar nga Komisioneri Publik, ku kërkohet që ish kryeprokurori Llalla t’i nënshtrohet vettingut.

Ky proces ndaj Adriatik Llallës u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas dorëheqjes së ish-kryeprokurorit nga e drejta për t’u emëruar gjyqtar apeli dhe rrjedhimisht nga i gjithë sistemi i drejtësisë. Aktualisht Llalla është nën hetim për "pastrim parash" dhe tre akuzza të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë