Të martën nisi punën komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS.
Ky komision drejtohet nga deputeti demokrat Ervin Salinaji, ndërsa nënkryetar është Toni Gogu nga PS.
Në fillim të mbledhjes, Salianji tha se, “do hetohet sistemi për patronazhistët e Partisë Socialistë, si dolën të dhënat e mbi 900 mijë qytetarëve të Tiranës dhe dalja e listave të pagave për më shumë se 600 mijë qytetarë”
Gjatë mbledhjes u miratua lista e dëshmitarëve që do të thirren: Edi Rama, Taulant Balla, Muhamet Rrumbullaku, Florjan Sulejmani drejtor i AMP, Bledar Çuçi, Gledis Nano, Ardi Veliu, Zef Laska, Neritan Nallbati, Dorjan Tola, Ervin Muça, Ervina Gjana, besjan Tanuzi. Henri Ndoni, Ardit Muça, Elona Goga…
Pyetja e dëshmitarëve do të bëhet brenda datës 5 qershor 2024
Sekretar i komisionit u zgjodh Xhemal Qefalia
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.