Treg

Nis monitorimi i tregut pas njoftimit për shtrenjtim të bulmetrave: Gjobë deri në 10% të xhiros vjetore

Nga Gazeta ‘SI’ - Autoriteti i Konkurrencës në Shqipëri ka njoftuar montorimin e tregut të bulmetit për shtrembërim të konkurrencës dhe vendosje të tërthortë të çmimit për shitblerje, pas lajmërimit se ato do të rrisnin vlerën e produkteve me 37%.

“Duke ndarë të njëjtin shqetësim për rritjen e çmimit të produkteve të bulmetit nga ndërmarrjet në fjalë, Autoriteti po monitoron në terren me qëllim evidentimin nëse ky njoftim do të zbatohet në tregun e shitjes me pakicë dhe, mbi të gjitha, nëse kjo sjellje është abuzive e si rrjedhim në shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës. Ligji ndalon të gjitha marrëveshjet të cilat kanë si objekt ose si pasojë pengimin, kufizimin ose shtrembërimin e konkurrencës në treg, veçanërisht marrëveshjet që caktojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë çmimet e blerjes ose të shitjes, kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, ndajnë tregjet ose burimet e furnizimit apo vendosin kushte tregtimi”, thuhet në njoftimin e AK-së.

Autoriteti paralajmëron ndërmarrjet se shkelja e këtij ligji përbën kundërvajtje administrative dhe sanksionohet me gjobë, në masën deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës të ndërmarrjeve të përfshira në marrëveshje të paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë