Politike

Nikolla lexon njoftimin e PD për zgjedhjen e Bashës edhe kryetar të grupit parlamentar, deputetët qeshin në Kuvend

Nga Gazeta Si- Sot ka nisur edhe sesioni i ri parlamentar dhe që në momentet e para është përfshirë nga të qeshurat.

Shkak është bërë leximi i një kërkese të sjellë nga PD sot në orën 09:00 në sallën e Kuvendit, kur kryepalamentarja Lindita Nikolla prezantoi si kryetar grupi të demokratëve, Lulzim Basha. Ky njoftim ka shkaktuar të qeshura, si nga të majtët dhe të djathtët.

Në statutin e ri të PD-së u caktua që Basha të ishte dhe kreu i grupit parlamentar. Ndërkohë ai tha sot se këtë detyrë do ia delegojë njërit nga nënkryetarëve të PD-së.

“Ju njoftoj se ka ardhur një njoftim në orën 9 nga Partia Demokratike, e cila më njofton se bazuar në nenin 9 të rregullores së rregullores së grupit parlamentar të PD, bazuar në vendimin e kryesisë së PD më 2 shtator, më vënë në dijeni se kreu i grupit parlamentar të PD është zoti Basha.”, tha Nikolla, ndërkohë që deputetët qeshën ndërsa Bardhi reagoi duke i thënë diçka nga vendi i tij Bashës, me të cilin ishte ulur shumë pranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë