Patatet belge, një nga ushqimet më të njohura të këtij vendi, të nominuara për statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, po zvogëlohen pas stinës së nxehtë të verës në Europë.
“Madhësia e patateve të skuqura që shërbehen në restorante është zvogëluar me 25 për qind”, shprehet Pierre Lebrun, kryetari i Shoqatës së Kultivuesve të Patateve. Sipas tij, për shkak të thatësirës që ka prekur vendet e Europës Perëndimore, importimi i patateve të mëdha nuk është më një opsion i lehtë, por një luks. “Prandaj, ne të gjithë do të hamë patate më të vogla, për vitet në vijim", shprehet Lebrun.
Belgjika pohojnë se "patatet e skuqura franceze" janë një emër i gabuar i dhënë nga ushtarët amerikanë që shërbyem në Luftën e Parë Botërore. Historia e vërtetë, thonë ata, është se belgët zëvendësuan peshkun e skuqur me patatet dhe shpikën kështu një pjatë të re. Sido që të jetë, të dyja vendet do të konsumojnë patate të skuqura më të vogla për këtë vit dhe me shumë mundësi, edhe në vitet e ardhshme, meqenëse ndryshimet klimatike pritet të çojnë në thatësira më të shpeshta dhe në një valë të madhe nxehtësie në Europë./Washington Times/
Zakonisht, patatet e skuqura në Belgjikë janë rreth tre centimetra të gjata. Por muajt e ardhshëm, ata do të jenë rreth dy ose më pak centimetra. Patatet që shërbehen në Britani dhe Francë do të pësojnë të njëjtin fat. Të punësuarit e pikave ku shërbehet ushqim i shpejtë shprehen se çmimet mund të rriten ndjeshëm vitin e ardhshëm.
Një doner i mbushur me patate dhe mish vici mund të kushtojë rreth 3 dollarë kur blihet në fast fond-et vogla në rrugët dhe sheshet e Belgjikës. Për të kuptuar sa të rëndësishme janë patatet në jetën kulturore të Belgjikës, mendoni se ka rreth 5.000 kioska në një vend prej 11 milionë banorësh. Më shumë se 60 për qind e belgëve hanë patate të skuqura së paku një herë në javë. Madje Franca dhe Belgjika kanë debatuar vazhdimisht për origjinën e patateve të skuqura.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.