Mjedis

Ngrohja globale dhe lopët, pse nxehtësia është e keqe për prodhimin e qumështit

Ndërsa ngrohja globale rritet, njerëzit do të vuajnë gjithnjë e më shumë nga rritja e temperaturave. Por si do të ndikojë ndryshimi i klimës tek lopët dhe prodhimi i qumështit?

Vitet e fundit, shkencëtarët kanë gjetur lidhje midis ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu dhe stresit të nxehtësisë, i cili mund të ulë prodhimin e qumështit dhe të çojë në sëmundje dhe probleme të tjera te lopët qumështore.

Lopët hanë më pak kur kanë të nxehtë, një faktor që studiuesit besojnë se çon në një rënie prej 50 për qind të prodhimit të qumështit. Por kjo rënie e prodhimit mund të arrijnë deri në 70 për qind në mot të nxehtë.

Studiuesit kryen një provë me 48 lopë Holstein të vendosura në stalla të kontrolluara nga temperatura. Gjatë dy javëve, gjysma e lopëve u ekspozuan ndaj nxehtësisë afërsisht 50 gradë, ndërsa të tjerat u vendosën në kushte neutrale. Të gjitha lopët mileshin dy herë në ditë, dhe studiuesit gjurmuan gjithçka, nga shenjat e tyre jetësore deri te pesha e tyre, marrja e ushqimit dhe rendimenti i qumështit. Hulumtimi u botua në Journal of Dairy Science.

Siç ishte parashikuar, prodhimi i qumështit tek lopët që ishin në nxehtësi ra dhe lopët e stresuara nga nxehtësia kishin nivele më të larta të insulinës. Ata gjithashtu hanin dhe pinin më pak.

Studiuesit gjetën gjithashtu një mënyrë për të zbutur përgjigjen e lopëve ndaj nxehtësisë. Kur i ushqenin kafshët e stresuara nga nxehtësia me një përzierje të veçantë acidesh organike, hanin më shumë dhe prodhonin më shumë qumësht.

“Kjo zgjidhje dietike mund të ndihmojë në parandalimin e disa miliarda dollarëve humbje ekonomike që lidhen me lopët e stresuara nga nxehtësia”, thotë bashkëautori i studimit Joseph McFadden, biolog në Universitetin Cornell. Hulumtimi përfundimisht mund të çojë në ndryshime tek ushqyerja e lopëve, thotë ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë