Art dhe Kulture

Ngrihet Qendra e Botimeve Albanologjike pranë Akademisë së Shkencave

Ngrihet Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Ngritja e kësaj qendre është propozuar nga Kryesia e Akademisë dhe është votuar nga të gjithë anëtarët.

Sipas Akademisë së Shkencave, kjo qendër ngrihet për të organizuar, drejtuar e realizuar punën në hartimin e tre projekteve madhore në Albanologji: Enciklopedia Shqiptare, Fjalori i Madh i Shqipes, Historia e Shqiptarëve si dhe Historinë e Letërsisë Shqipe.

Kryetari i ASH, Skënder Gjinushi është shprehur se “Fillimi i punës për hartimin e tri veprave madhore albanologjike: Enciklopedia shqiptare, Fjalori i madh i shqipes dhe Historia e shqiptarëve; si dhe organizimi me sukses i konferencës ndërkombëtare të albanologjisë, përbëjnë angazhimin tonë kryesor gjatë këtij viti”.

Albanologjia është fusha e shkencës që merret me studimin e historisë së shqiptarëve, të gjuhës shqipe dhe të letërsisë e të kulturës shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë