Ka ndodhur

Ngjarjet e fundit kriminale, Meta: Policia e Shtetit të shkundet

Presidenti Ilir Meta shprehet se është i tronditur nga ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vendin tonë.
Në një postim në rrjetet sociale, Presidenti shkruan se ngjarjet e fundit janë një dëshmi i revanshit që ka marrë krimi.

"Ngjarjet shumë të rënda kriminale, me pasojë dhjetëra humbje jetësh dhe dëmtimin e shëndetit dhe të pronës së qytetarëve, që po ndodhin në mes të ditës, në ambientet publike, në zemër të qendrave urbane, deri edhe pranë institucioneve të larta të sigurisë, janë thellësisht tronditëse dhe një dëshmi e qartë jo vetëm e revanshit të krimit, por edhe e paaftësisë së Policisë së Shtetit dhe të strukturave të tjera të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, për parandalimin e tyre", shkruan Meta në Facebook.
Sipas tij Policia e Shtetit ka treguar paaftësi, por ashtu dhe organet e tjera të zbatimit të ligjit.
Më tej ai u bën thirrje uniformave blu që “të shkunden nga apatia dhe të përmbushim me rigorozitet detyrimet ligjore“.
Sipas kreut të shtetit është e domosdoshme, që të tilla vepra të rënda penale të parandalohen në kohë, “të zbulohen, të hetohen dhe autorët e tyre të marrin ndëshkimin e merituar ligjor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë