Ka ndodhur

Ngjarje e rëndë pranë Ministrisë së Jashtme, një person i vë flakën vetes

Policia e Tiranës ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot pranë Ministrisë së Jashtme, ku një person ka marrë flakë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’. Sipas policisë, personi në fjalë ka ndërruar jetë. 

Ka dyshime se ngjarja e rëndë mund të ketë ndodhur për shkak të pakujdesisë, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është një endacak, por që nuk dihen ende shkaqet që e detyruan atë të ndërmarrë aktin e vetëflijimit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë