Ka ndodhur

Ngjarje e rëndë në Ksamil, njerku abuzon seksualisht prej 2 vitesh me 14 vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ksamil.
Mësohet se një burrë 40-vjeçar është arrestuar më 10 janar pasi ka përdhunuar 2 vjet rresht vajzën e gruas së tij, vetëm 14 vjeç.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg” për këtë shtetas, ndërsa detajet e rrëfyera nga vajza dhe e ëma janë tronditëse.

Burri fillimisht nuk e pranon faktin, por në një ballafaqim me të miturën thotë se ka ndodhur vetëm dy herë dhe se ai ka qënë i pavetëdijshëm dhe vajza i është dukur si gruaja e tij.
Po ashtu ai i përgjërohet gruas të mos e lëjë pasi do helmohej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë