Lajme

Ngjarje e rëndë në Durrës, 5 djem përdhunojnë 8-vjeçaren në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një vajzë 8-vjeçare është përdhunuar në grup nga 5 djem adoleshentë.
Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Myslim Hida”, në zonën e Arapajt në Durrës. Mësohet se përdhunuesit ka qenë djem të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç. Vajza e mitur dhe agresorët janë banorë të kësaj zone. Mësohet se djemtë e kanë marrë dhe e kanë lidhur të miturën në katin e katërt të kësaj shkolle, dhe më pas kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.
Vajza e vogël është gjetur nga mësuesit e shkollës, e lidhur, ndërsa më pas është zbuluar dhe ngjarja shokuese.
Ngjarja e cila ka ndodhur dy javë më parë, është mbajtur e fshehtë nga Policia e Durrësit, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar një 16-vjeçar nën akuzën e përdhunimit në grup.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë