Lajme

Ngec në vetting gjyqtarja e Tiranës Anila Guri, konfirmohet kreu i Prokurorisë së Krujës

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Anila Guri. Sipas trupës gjykuese të përbërë nga Lulzim Hamitaj, Suela Zhegu, Alma Faskaj, gjyqtarja Guri ka rezultuar me probleme me pasurinë. Sipas raportit të ILDKPKI, gjyqtarja Guri nuk kishte kryer deklarim të saktë të pasurisë, s’ka burime të ligjshme, ka kryer fshehje e deklarim të rremë.
Guri ishte kandidate për në Gjykatën Kushtetuese dhe e ka nisur karrierën e saj në korrik të vitit 1996 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku shërben prej më shumë se 23 vitesh.
Ndërkohë, po ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano.

Drejtuesi i Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano

Prokurori Çano ka rezultuar i pastër në të tria kriteret. Gjithashtu, nuk janë gjetur kontakte të drejtuesit të Prokurorisë së Krujës me persona me lidhje me krimin e organizuar, duke rekomanduar përshtatshmërinë e tij për vazhdimin e detyrës.
Trupa gjykuese për këtë rast ishte e përbërë nga Olsi Komici, Suela Zhegu dhe Lulzim Hamitaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë