Ka ndodhur

Ngacmoi seksualisht të miturin, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar nga Kuçova, është vënë në pranga, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur të moshës 15-vjeç.

Policia thotë se ka arrestuar shtetasin me iniciale P.P., duke mos dhënë shumë detaje rreth ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Ngacmim seksual”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë