Ka ndodhur

Ngacmoi seksualisht mbesën 13-vjeçare, lihet në burg 43-vjeçari nga Fieri

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 43-vjeçarin Arsen Selimi, i denoncuar nga vajza e mitur e vëllait të tij për ngacmim seksual.

Seanca për masën e sigurisë është mbajtur të enjten, më 4 mars.

Mësohet se i arrestuari Arsen Selimi nuk e ka pranuar akuzën e ngritur nga prokurori Hysen Ajasllari, duke deklaruar se 13-vjeçaren e ka mbesë dhe e respekton si vajzën e tij.

Edhe avokati i tij Rudin Bircaj ka kërkuar masën “detyrim paraqitje” për klientin e tij.

Por gjyqtarja Erlanda Agaj pranoi kërkesën e organit të akuzës duke vendosur “Arrest me burg” për të arrestuarin Arsen Selimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë