Lajme

Ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, 30 ditë burg për policin

Gjykata e Shkodrës ka dhënë 30 ditë burg për policin Berhan Bajrakurti nga Malësia e Madhe, të cilit pak ditë më parë iu bë publike në media një video, teksa kryente veprime të turpshme me një të mitur. Në media u publikua videoja ku polici shfaqej i zhveshur duke komunikuar me videokamerë me 15-vjeçaren.
Berhan Bajrakurtaj i mbrojtur nga avokati Xhelal Kraja do të qëndrojë në burg për 30 ditë të tjera. Kështu ka vendosur gjyqtarja e çështjes Irida Kacerja, duke aprovuar kështu kërkesën e prokurorit Vat Staka në një seancë me dyer të mbyllura.
Avokati i Bajrakurtaj kërkoi të cilësohet ndalimi i paligjshëm dhe lirimin për shkak se sipas tij s’ka vepër penale.
Vetë Bajrakurtaj ka mohuar në gjyq se ka ngacmuar një të mitur. Ai ka thënë se celularin e ka pasur në servis dhe se nuk di ta përdorë mirë.
“Nuk kam ngacmuar asnjë të mitur. Kam qenë në shtëpinë time. Nuk e di se si ka dal video. Para pak kohësh e kam çuar celularin në servis dhe më pas e kam pasur me kod. Unë nuk di ta përdor mirë celularin. Nuk kam ngacmuar asnjë person dhe s’e kam idenë si është shpërndarë video”, ka thënë polici.
Vëllai i tij, Afrim Bajrakurtaj, ka deklaruar se akuzat janë të pabaza.
“Nëse e ka bërë atë gjë ai nuk është vëllai ynë. Video është e montuar nga mediat. Ne kemi tri ditë që nuk dalim jashtë sepse na vjen turp. Ai nuk e ka bërë atë gjë, por nëse ai e ka bërë mos të dalë më nga burgu”, deklaroi vëllai i Berhan Bajrakurtajt.
Ndërkohë, më herët efektivi i policisë, Berhan Bajrakurti, i mohoi akuzat e ngacmimit seksual ndaj të miturës, ndërsa pranoi se videoja është e tija.
“Videoja është e imja, por nuk ka lidhje me asnjë të mitur”, u shpreh ai gjatë dëshmisë.
Ndërsa, ministri Lleshaj për rastin në fjalë, u shpreh se duhet të gjendet denoncuesi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë