Politike

Nga vettingu në politikë tek reforma territoriale, Basha: Tre amendamentet e PD, s’bëjmë pazar me PS

Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha njoftoi se forca që ai drejton do të depozitojë në Kuvend tre amendamente

“Grupi i PD-së ka miratuar sot vendimin për të depozituar brenda kësaj jave në parlamentin e Shqipërisë amendamentin për; zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës së 30 korrikut dhe miratimin e komisionit të Reformës Zgjedhore. Amendamentin kushtetues për vettingun e politikanëve, në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias të fundvitit 2018...

Amendamenti i tretë ka të bëjë me reformën territoriale, për të kthyer jo vetëm demokracinë, por shërbimet e munguara dhe të shkatërruara”, tha ai.

Amendamentet e propozuara sipas tij nuk kanë lidhje me zgjatjen e afateve të vettingut.

“Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar, këto janë çështje të rëndësishme për shqiptarët. Rikthimi i institucionit të votës së lirë pa të cilën nuk ka demokraci, mirëqenie, por ka emigracion, varfëri, është çështje e shqiptarëve jo e PD dhe nuk mund të jetë çështje pazari. Vetingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin e organizuar, apo janë të korruptuar është çështje e shqiptarëve, reforma territoriale është çështje e shqiptarëve jo thjesht e PD-së”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë