Libra

Nga u frymëzuan klasikët e letërsisë

Hillel Italie/ AP – Pas çdo libri të madh, ka libra që e kanë frymëzuar atë. Aplikacioni “micro-learning” dhe platforma blinkist.com ka përpiluar burime letrare për klasikë si “Portokallja mekanike”, Oliver Tuist”, “1984” dhe “Frankenshatjni” i Mary Shelley-it, që janë frymëzuar secili prej një libri prind – “Një hetim mbi drejtësinë politike” e William Godwin-it dhe “Një përligjje ndaj të drejtave të grave” e Maty Wollstonecraft-it. Një nga romanët më përcaktues të epokës së Luftës Civile, “Kasollja e xha Tomit” e Harriet Beecher Stowe-it”, u udhëhoq pjesërisht nga një prej memoareve më përkufizues “Narrativa e Jetës së Frederick Douglass-it, një skllav amerikan”. Libri i Douglass-it, që mbetet një lexim standard në shumë shkolla, është cituar gjithashtu nga Toni Morrison për romanin e saj historik, fitues i çmimit Pulitzer, “I dashur” .
“Kemi vërejtur vëmendjen e kushtuar rreth 200 vjetorit të Frankenshatjnit duke menduar për veprat joficton, që kanë ndihmuar autorët e fiction-it”, thotë shkrimtari- botues i Blinklist, Tom Anderson. “ I shohim ata libra si heronj, të cilëve nuk u është kënduar”. Portretizimi që Charles Dickens i bën pasurisë dhe varfërisë ekstreme në Londër, tek “Oliver Tuisti” ishte pjesërisht i modeluar nga “Historia e dobësimit dhe rënies së Perandorisë Romake”. Anthony Burgess u ndikua për “Portokallja mekanike” nga burimet si klasikja futuriste eAldous Huxley-it “E guximshmja botë e re” dhe gurthemeli i psikologjisë së B.F. Skinner-it “Shkenca e Sjelljes njerëzore” .

Leo Tolstoi


“Lufta dhe Paqja” e Tolstoit pasqyronte leximet e autorit mbi filozofinë e Artur Shopenhauerit, bashkë me vepra rreth Napoleonit dhe historisë së Francës. Sipas studiueses të Tolstoit, Ani Kokobobo, autori u “magjeps” nga Shopenhaueri dhe besimi i tij se “vdekja është i vetmi realitet”, një pikëpamje e shprehur nga princi Andrei Nikollajeviç Bolkonski në “Lufta dhe Paqja”. Kokobobo gjithashtu ka vërejtur se “Lufta dhe Paqja” ishte një përgjigje e pjesshme ndaj një akademizmi të tillë francez si vepra e Adolphe Thiers-it “Historia e Konsullatës dhe e Perandorisë së Francës nën Napoleonin”, që Tolstoi besonte se kishte ekzagjeruar staturën e Napoleonit dhe idetë ushtarake. “Tolstoi nuk besonte tek ajo teori e “njeriut të madh” e propaganduar edhe nga Thomas Carlyle dhe mendonte se fitorja dhe mposhtja nuk ishin të përkufizuara nga një lider i vetëm heroik, por nga një rreshtim kolektiv i vullnetit të mijërave” , ka thënë Kokobobo, botues i Revistës së Studimeve të Tolstoit.

Xhorxh Oruell


“1984” e Oruellit, romani i dystopisë politike që u bë sërish bestseller gjatë administratës së Trump-it, pasqyron pjesërisht leximet e autorit britanik të dy studimeve jofiction: “Revolucioni drejtues i James Brunham-it dhe “Idealet demokratike dhe Realiteti:Një studim mbi Politikat e Rindërtimit” i Halford Mackinder –it. Në një intervistë telefonike, i biri i Oruellit, Richard Blair, ka thënë se i ati ishte “lexuesi më i pangopur” që “gllabëronte sasi të jashtëzakonshme librash”. Anëtari i komitetit të Shoqatës Oruell, Les Hurst ka thënë se “1984” tregon sesi Oruell përshtati idetë e të tjerëve me të tijat. Ai thekson një pasazh nga libri i Mackinder-it, që doli pas Luftës së Parë Botërore: “Kur sundon Europën Lindore komandon Zemrën e vendit; kush komandon Zemrën e vendit komandon Ishullin-Botë; kush sundon Ishullin-Botë, komandon Botën.” Oruell e huazoi frazën e Mackinder-it për një nga epigramat e tij të famshme nga “1984”: “Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen. Kush kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën.”“Libri i Mackinder-it qëndroi në mendjen e Oruellit për shumë vite”, thotë Hurst. “Oruell ishte në gjendje t’i përkthente ato fjalë, në gjendje të shtrinte konceptet e Burnham-it për pushtet dhe adhurimit për pushtet dhe për të marrë idealet e gjeopolitikës dhe për të performuar këtë kërcim të imagjinatës, nga gjeografia e për ta kaluar tek e shkuara dhe e ardhmja. Ai merr diçka me dy përmasa dhe e shndërron në diçka trepërmasore.”


“Lufta dhe Paqja” e Tolstoit pasqyronte leximet e autorit mbi filozofinë e Artur Shopenhauerit, bashkë me vepra rreth Napoleonit dhe historisë së Francës. Sipas studiueses të Tolstoit, Ani Kokobobo, autori u “magjeps” nga Shopenhaueri dhe besimi i tij se “vdekja është i vetmi realitet”, një pikëpamje e shprehur nga princi Andrei Nikollajeviç Bolkonski në “Lufta dhe Paqja”. Kokobobo gjithashtu ka vërejtur se “Lufta dhe Paqja” ishte një përgjigje e pjesshme ndaj një akademizmi të tillë francez si vepra e Adolphe Thiers-it “Historia e Konsullatës dhe e Perandorisë së Francës nën Napoleonin”, që Tolstoi besonte se kishte ekzagjeruar staturën e Napoleonit dhe idetë ushtarake. “Tolstoi nuk besonte tek ajo teori e “njeriut të madh” e propaganduar edhe nga Thomas Carlyle dhe mendonte se fitorja dhe mposhtja nuk ishin të përkufizuara nga një lider i vetëm heroik, por nga një rreshtim kolektiv i vullnetit të mijërave” , ka thënë Kokobobo, botues i Revistës së Studimeve të Tolstoit.


“1984” e Oruellit, romani i dystopisë politike që u bë sërish bestseller gjatë administratës së Trump-it, pasqyron pjesërisht leximet e autorit britanik të dy studimeve jofiction: “Revolucioni drejtues i James Brunham-it dhe “Idealet demokratike dhe Realiteti:Një studim mbi Politikat e Rindërtimit” i Halford Mackinder –it. Në një intervistë telefonike, i biri i Oruellit, Richard Blair, ka thënë se i ati ishte “lexuesi më i pangopur” që “gllabëronte sasi të jashtëzakonshme librash”. Anëtari i komitetit të Shoqatës Oruell, Les Hurst ka thënë se “1984” tregon sesi Oruell përshtati idetë e të tjerëve me të tijat. Ai thekson një pasazh nga libri i Mackinder-it, që doli pas Luftës së Parë Botërore: “Kur sundon Europën Lindore komandon zemrën e vendit; kush komandon zemrën e vendit komandon ishullin-Botë; kush sundon Ishullin-Botë, komandon botën.” Oruell e huazoi frazën e Mackinder-it për një nga epigramat e tij të famshme nga “1984”: “Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen. Kush kontrollon të tashmen, kontrollon të shkuarën.”“Libri i Mackinder-it qëndroi në mendjen e Oruellit për shumë vite”, thotë Hurst. “Oruell ishte në gjendje t’i përkthente ato fjalë, në gjendje të shtrinte konceptet e Burnham-it për pushtet dhe adhurimit për pushtet dhe për të marrë idealet e gjeopolitikës dhe për të performuar këtë kërcim të imagjinatës, nga gjeografia e për ta kaluar tek e shkuara dhe e ardhmja. Ai merr diçka me dy përmasa dhe e shndërron në diçka trepërmasore.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë