Politike

Nga Taulant Balla tek Ardi Veliu, emrat që do të thirren dëshmitarë në komisionin hetimor TIMS

Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS, Ervin Salianji, ka publikuar një listë të emrave të dëshmitarëve që do të thirren për të dëshmuar.

“Kam propozuar një kalendar për thirrjen e dëshmitarëve të parë”, tha Ervin Salianji.

Mes emrave të propozuar janë ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku, si edhe ish-drejtori i policisë Ardi Veliu.

Eshtë publikuar edhe kalendari me datat dhe orën se kur do të thirren për të dëshmuar.

Lista e dëshmitarëve të propozuar dhe kalendari:

15.05.2024, ora 17:00

Ministri i Brendshëm, Z. Taulant Balla

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Z. Besnik Dervishi

Datë 17.05.2024, ora 11:00

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Z. Muhamet Rrumbullaku

Ish Drejtor i Departamentit të IT në Policinë e Shtetit, Z. Ervin Muça

Drejtor i Sistemeve të Policisë në Policinë e Shtetit, Z. Enri Ndoni

Datë 27.05.2024, ora 17:00

Ish Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit, Z. Ardit Muço

Ish-Drejtor i Agjencisë Mbikqyrjes Policore, Z. Ardi Veliu

Datë 29.05.2024, ora 17:00

Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, Z. Florian Sulejmani

Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Z. Saimir Boshnjaku

Drejtor i Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Z. Zef Laska

Datë 31.05.2024, ora 11:00

Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Z. Neritan Nallbati

Ish Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, Z. Dorian Tola

Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, znj. Vlora Hyseni

Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit, znj. Ervina Gjana

Ish Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit, Z. Besjan Tanuzi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë