Rend dhe Ligj

Nga sot në mesditë deri të hënën, shtetrrethim i plotë-Asnjë nuk do të lëvizë

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shtrëngojë masat e lëvizjes së qytetarëve për shkak të mosbindjes së tyre ndaj rregullave të vendosura deri tani.

“Nesër lejohet qarkullimi nga ora 05 deri në 13.00, dhe më pas, deri të hënën nuk do të ketë lëvizje. Nga nesër regjimi i lëvizjes ndryshon, sepse nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi po edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror!

Thirrjet për mirëkuptimin e tyre po mbarojnë!

Nga nesër orari i lëvizjes do të jetë 05.00 - 13.00! ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës.

Nga nesër në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së shqipërisë.  Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike!

Kjo është luftë dhe armiku nuk po largohet, por po afrohet çdo minutë!  Prandaj mblidheni mendjen bashkë me mua që duhet të shtrëngojmë çdo ditë vidat e zinxhirëve mbrojtës, nëse nuk duam të na grijë si helmi mizat”, njofton Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë