Njerez

Nga Shkupi në Mekë me biçikletë! Shqiptari i Maqedonisë sfidon veten për dy muaj

Nga Gazeta Si - Një 57-vjeçar, Qamuran Hirda, i shoqëruar nga shoku i tij Adem Ajiç, do të udhëtojë nga Shkupi në Mekë, me biçikletë.

Hirda, shqiptar i Maqedonisë kanë thënë për mediat se do të udhëtojë me biçikletë rreth 4 mijë kilometra, një udhëtim që pritet të zgjasë rreth 2 muaj.

“Vendosa ta bëjë një udhëtim të shenjtë që ne si mysliman e kemi obligim ta kryejmë. Obligimin fetar desha ta kryej në këtë mënyrë, me sport, me biçikletë”, tha Hirda.

Hirda thotë se për shkak të sigurisë, do të jenë të detyruar që Sirinë ta kalojnë me aeroplan dhe kjo do të jetë ndalesa e vetme.

“Do shkojmë nga Shkupi në Bullgari, Turqi dhe deri në Siri, të cilën për shkak të luftës do e kalojmë me aeroplan. Në Adana ose Gazi Antep do të kemi aeroplan, do të shkojmë deri në Aman, Jordani. Prej aty vazhdojmë shkojmë për deri në destinacionin e fundit, për në Mekë”, thekson Hirda.

Ai tregon se përveç obligimit fetar, do të japë edhe mesazhin “mos ecni me vetura por vozisni me biçikletë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë