Rend dhe Ligj

Nga shitja e heroinës te vjedhja, arrestohen 8 persona

Policia e Tiranës ka arrestuar 8 persona brenda pak orëve dhe ka proceduar penalisht edhe një femër, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia ka vënë në pranga shtetasin K. H., 36 vjeç dhe proceduar penalisht shtetasen L. R., 30 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja”, gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11 gr. lëndë narkotike heroinë, e ndarë në doza gati për shitje.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është arrestuar në flagrancë i shtetasit E. M., 23 vjeç dhe shpallja në kërkim e shtetasit E. N., 27 vjeç, pasi gjatë natës, në rrugën “Fatmir Haxhiu”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit G. B. dhe biçikletën e shtetasit A. Th.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është arrestuar në flagrancë shtetasi G. R., 18 vjeç, pasi në rrugën “Gaqo Tashko”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjatë kontrollit në mjet u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë hekuri që shërben si përforcues grushti.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 5 është arrestuar shtetasi S. G., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse gjatë natës, në fshatin Valias i Vjetër, ka tentuar të vjedhë në ambulancën mjekësore të fshatit.

Në Kavajë është arrestuar shtetasi S. B., 28 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore tek mbikalimi Harizaj-Lekaj, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen T. L.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar shtetasit:

E. K., 25 vjeç dhe L. H., 36 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse dhe shtetasi K. L., 18 vjeç, pasi ditën e djeshme, te Bulevardi Blu, ka aksidentuar shtetasin R. M., këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë