Politike

‘Nga SHBA, poshtë banesës së Salës’, Bardhi njeh Berishën kryetar dhe i përgjigjet Bashës: Jam aty ku ndodhen demokratët    

Shkodra, është qyteti i parë, ku Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka, kanë nisur takimet me strukturat.

Ata theksuan se dyert e Partisë Demokratike janë të hapura për çdo njeri dhe për çdo demokrat ndërsa insistojnë se si kryetar njohin vetëm Sali Berishën.

Për Flamur Nokën, Lulzim Basha dhe Enkeleid Alibeaj janë pengjet e regjimit.

Bardhi iu përgjigj edhe deklaratës së kryedemokratit Lulzim Bashës se “nga SHBA, përfundoi poshtë Rrugës së Salës”, referuar protestave të përnatshme poshtë banesës së Sali Berishës, që ndodhet në arrest shtëpie.

“Asnjë përgjigje, nuk kam kohë për të humbur me batuta pa asnjë vlerë. Unë jam aty ku janë demokratët“, tha Bardhi për mediat.

A e njeh ai Sali Berishën si kryetar?  “Kjo është e qartë në të gjitha përgjigjet që kam dhënë gjatë këtyre ditëve. Sa kohë e kanë zgjedhur shumica anëtarëve të PD-së, unë dhe cilido do të duhet të respektojmë këtë vendim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë