Keshilla

Nga salmoni, te çaji jeshil: Ushqimet që luftojnë celulitin

Gjëja kryesore që çdo femër duhet të dijë në lidhje me celulitin ka të bëjë me faktin se krijimi i tij vjen më shumë nga stili i jetës dhe ushqimet që konsumohen. Ndaj është shumë e rëndësishme të konsumoni ushqime për të luftuar këtë pjesë për të cilën shumë femra shqetësohen.

Më poshtë kemi listuar ushqimet që luftojnë celulitin:

Salmoni - Është i pasur me antioksidantë, të cilët luftojnë yndyrën e celulitit. Gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut në trup.

Farat e lulediellit - Ato janë një burim i mirë i vitaminës E, zinkut, kaliumit, si dhe vitaminës B6 që ndihmon në luftën ndaj celulitit.

Specat djegëse - Specat djegëse e rrisin metabolizmin me 25% për tre orë pasi i konsumoni. Kjo e bën trupin të djegë kalori, gjë që çon në shkrirjen e yndyrës.

Uthulla e mollës - Këshillohet të përdoret në sallatë, pasi përmban kalium, magnez dhe kalcium, të cilat largojnë toksinat dhe ujin e tepërt nga barku dhe kofshët. Largimi i toksinave gjithashtu ndihmon në largimin e hormoneve të stresit dhe balancimin e estrogjenit, që çon në reduktim të celulitit.

Vaji i ullirit -Yndyrës së vajit të ullirit nuk duhet t'i trembeni. Gatuajeni vajin e ullirit në temperatura të ulëta dhe konsumojeni me perime të pasura në fibra. Ai është i shëndetshëm dhe ndihmon në reduktimin e celulitit.

Çaji jeshil - Përbërësi aktiv që ndodhet në çajin jeshil, Epigallocatechin gallate, apo EGCG rrit metabolizmin, çka çon në djegie të yndyrës. Kjo ndikon në parandalimin e përhapjes së celulitit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë