Politike

Nga Reforma në Drejtësi te mandati i katërt, ja agjenda e Kongresit të jashtëzakonshëm të socialistëve

Gazeta Si - Partia Socialiste mbledh këtë të premte Kongresin, nga ku do të prezantohet projekti i transformimit të partisë, arritjet dhe synimet për mandatin e katërt. Organi më i lartë vendimmarrës i PS do të mblidhet në ditën e Rinisë.

Punimet e kongresit nisin në orën 11:45 dhe do të jenë të ndarë në 6 panele: Reforma në Drejtësi dhe Lufta kundër Korrupsionit, Prioritetet zhvillimore, Qeverisja Vendore, Siguria dhe Shqipëria në botë si dhe Partia Socialiste 2030.

Socialistët do t’i drejtohen Kongresit të 8 dhjetorit, me një objekiv të qartë: Ambicien për mandatin e katërt në 2025, në të cilin kundërshtar nuk duket të kenë vetëm opozitën.

E si një nga kartat e forta të 10 viteve në pushtet, Reforma në Drejtësi pritet të jetë kryefjalë edhe në Kongresin e 8 dhjetorit.

Pesha kryesore do të jetë fjala e kryesocialistit Edi Rama, me të cilin do të mbyllet kongresi. Të pranishëm në kongres do të jenë edhe përfaqësues nga partitë simotra evropiane.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë