Lajme

Nga parlamenti te KQZ, mbaron protesta. Protestuesit kthehen në selinë e PD

Protesta e opozitës së bashkuar përfundoi para parlamentit. Basha i drejtoi protestuesit te Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për të dorëzuar refuzimin e kandidatëve për deputetë.
Kryedemokrati Lulzim Basha i shoqëruar nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i PR-së Fatmir Mediu dhe sekretari i përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, hyri brenda KQZ për të dorëzuar refuzimin e mandatit nga dhjetëra kandidatë pasues.
Në një prononcim për mediat, Basha u shpreh se sot përfundoi protesta sipas axhendës opozitare dhe i fton qytetarët në protestën e madhe të 16 marsit para kryeministrisë.
I shoqëruar nga simpatizantë të PD, Basha mberriti në seline blu
Më herët pati edhe një përplasje mes policisë dhe protestuesve, pasi liderët e opozitës nuk lejoheshin të futeshin në KQZ.
Menjëherë ka reaguar edhe policia, e cila ka formuar kordonë rreth KQZ-së. Basha ka negociuar me policët dhe iu ka kërkuar të mos provokojnë protestuesit. Sipas Bashës po kërkohej një përplasje me policinë.
Më herët protestuesit dogjën goma dhe hodhën kapsolla në drejtim të kordonit të policisë që qëndronte para hyrjes së Kuvendit.


“Sovrani e ka marrë vendimin, e ka kuptuar fare mirë, prej javësh ajo godinë nuk është godia e Kuvendit të Shqipërisë, por godia e kolerës së krimit dhe korrupsionit”, tha Lulzim Basha në fjalën e tij. Po ashtu Basha ka bërë me dije se lista pasuese në KQZ ka refuzuar mandatet.

Ndërkohë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për të rrëzuar Ramën.
"Sot ne jemi këtu dhe do të jemi gjithmonë sa herë të ketë parlament. Sot dua t’ju them diçka: Rama ka dështuar, dështoi me politikat e tij, me taksat e larta. Rama ka shkelur ligjin dhe ka dhunuar qytetarët e tij. Ky njeri ka një problem shumë të madh. Nuk e lejojmë Ramën që të varfërojë shqiptarët. Rama nuk merr dot peng protestën", tha ndër të tjera Monika Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë