Vende dhe Udhetime

Nga Parisi në Nju Jork, qytetet më të shtrenjta për të jetuar

Parisi, Hong-Kongu dhe Singapori janë tre qytetet më të shtrenjta në botë, sipas një raporti të publikuar këtë javë nga Njësia e Inteligjencës Ekonomike. Singapori kryesonte renditjen e 133 qyteteve në vitin 2018 dhe është qyteti i vetëm që ka mbetur në të njëjtin vend në renditjen e qyteteve më të preferuara të raportit. Qytete të tjera aziatike në krye të listës janë edhe Osaka në Japoni dhe Seuli në Korenë e Jugut. Sa u përket qyteteve evropiane, Zyrihu ishte qyteti i katërt më i shtrenjtë, i ndjekur nga Gjeneva dhe Kopenhageni.

Nga SHBA-të, Nju Jorku dhe Los Anxhelos u renditën si qytetet më të shtrenjta. Nju Jorku luajti gjashtë vende në renditjen e këtij viti, ndërsa Los Anxhelos ra me katër pozicione. Tel Avivi është në vendin e dhjetë dhe është i vetmi qytet në Lindjen e Mesme në listë. Në vitin 2014-të, ai u rendit i 28 në këtë listë. Kostot e transportit në Tel Aviv janë rreth 64% më shumë se në Nju Jork.

Për të nxjerrë qytetin më të shtrenjtë, raporti përdor një kombinim të kategorive, shpenzimet e ekonomisë shtëpiake, transportit, ushqimit dhe kujdesit personal. Sipas kategorisë, qytetet aziatike kanë tendencën të jenë më të shtrenjtë për pazaret e përgjithshme ushqimore, ndërkohë që qytetet evropiane janë më të prekshmit në kategoritë e kujdesit personal, pushimeve dhe argëtimit. Në të gjithë globin, kostoja e jetesës ka rënë në 69%, nga 73% vitin e kaluar, thuhet në këtë raport.

Singapor

Hong-Kong

Paris

Zyrih

Osaka

SONY DSC

Seul

Gjenevë

Kopenhagen

Nju Jork

Tel Aviv

Los Anxhelos


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë