Libra

Nga Oscars te Met Gala/ Autobiografia e Harryt mbylli dyert e Hollivudit për ta  

Ish-aktorja qorton bashkëshortin e saj që nuk është ftuar në Oscars dhe Met Gala, duke e kthyer gjithçka te “Spare”, libri që sulmon kokë më kokë familjen mbretërore britanike. Dhe tani e vetmja ngjarje e madhe që do të marrin pjesë është kurorëzimi i mbretit Charles

Nga Gazeta Si - Nuk ka qilima të kuq për Meghan Markle dhe Princin Harry. Çifti rebel i familjes mbretërore britanike duket se ka rënë nga radari i Hollivudit. Dhe nëse disa ekspertë të marrëdhënieve me publikun teorizojnë se kjo është një zgjedhje e përbashkët, të tjerët janë të sigurt se mungesa në disa prej ngjarjeve më magjepsëse është për shkak të një fakti të vetëm, definitivisht jashtë kontrollit të tyre: duka dhe dukesha e Sussex-it nuk janë ftuar. Përjashtimet që Meghan si duket i ka marrë shumë keq, duke iu ‘kundërvënë’ bashkëshortit të saj.

Më e dhimbshme, thotë ‘Page Six’, është ajo e Met Gala. Anna Wintour, drejtoresha e “American Vogue”, e cila organizon gala vjetore për mbledhjen e fondeve për të përfituar Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork, do të kishte zgjedhur të hiqte dorë nga prania e Dukës së Sussex. “Spare”, autobiografia kaustike e djalit të dytë të mbretit Charles, duket se luan një rol vendimtar në histori. Libri, shumë kritik ndaj familjes mbretërore, nuk u vlerësua në Mbretërinë e Bashkuar, me gjithë shitjet rekord. Në Shtetet e Bashkuara, pritja ishte e vakët dhe dokumentari i Netflix, po aq i ashpër ndaj familjes së origjinës së Harryt, do të kishte bërë pjesën tjetër.

Sido që të jetë, dukët do të ishin në shoqëri të mirë. Edhe klani Kardashian-Jenner mund të mos ecin këtë vit në tapetin e kuq të Met Gala, viktima të një “snobizmi” të ripërtërirë nga elita kaliforniane.

Një tjetër kthyerje shpine do të ishte për Harry-n dhe Meghan-in. Gala e Nju Jorkut është planifikuar për 1 maj, me kurorëzimin e mbretit Charles vetëm pesë ditë më vonë.

Sovrani tashmë ka bërë të ditur se dëshiron djalin dhe gruan e tij në Londër për këtë event. Dhe kështu çifti rrezikon të shfaqet në të vetmin event të rëndësishëm pranë familjarëve të sharë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë