Politike

PS kërkoi masë disiplinore për 5 deputetë, Kuvendi përjashtoi 10 ditë vetëm Flamur Nokën

Mazhoranca i është drejtuar Sekretariatit të Etikës me një kërkesë ku kërkoi fillimisht masë disiplinore për 5 deputetë të PD së Rithemelimit, nisur nga seanca e fundit e të enjtes ku punimet filluan me debat dhe përplasje me Gardën  dhe kryetaren e Kuvendit për rreth një orë  

Në listë ishin emrat e deputetëve Flamur Noka, Gazment Bardhi, Edi Paloka, Ervin Salianji dhe Luan Baçi.

Por Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën u mblodh ditën  e sotme ora 13.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese dhe vendosi mase disiplinore me përjashtim 10 ditor vetem per deputetin Flamur Noka


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë