Njerez

Nga ngacmimet seksuale tek bullizimi, akuza të tmerrshme ndaj këngëtares Lizzo

Këngëtarja e famshme Lizzo është paditur nga tre ish-balerina të saj, të cilat pretendojnë se u janë nënshtruar një mjedisi armiqësor pune dhe ngacmimesh seksuale kur ishin anëtare të ekipit të kërcimit të saj.

Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez janë ato që kanë ngritur padinë.

Padia pretendon ishin "të detyruara të duronin sjellje denigruese seksuale" dhe "u vunë në presion për të marrë pjesë në shfaqje shqetësuese seksi" midis viteve 2021 dhe 2023.

Thuhet se një nga balerinat, Arianna Davis, ishte nxitur nga këngëtarja që të "prekte gjoksin e një interpretueseje nudo" kur ishin në një klub në Red Light District në Amsterdam në shkurt. Nga frika e hakmarrjes, thuhet se ajo pranoi, ndonëse e kishte shprehur shumë herë se nuk kishte dëshirë ta prekte.

Një tjetër ish-balerinë pretendon se roli i saj në ekip u vu në pikëpyetje nga këngëtarja, e cila shprehu shqetësime “të fshehta” për “shtimin në peshë” të balerinës dhe i ushtroi asaj presion për “të shpjeguar peshën e saj” si edhe të zbulojë detaje intime personale.

Për më tepër, padia pretendon se drejtuesja e ekipit të vallëzimit, Shirlene Quigley, i nxiti bindjet e saj të krishtera te balerinët dhe u tall me ata që kryenin marrëdhënie seksuale paramartesore. Ajo akuzohet gjithashtu se ka diskutuar hapur për virgjërinë e një prej ish-balerinave.

Në padi thuhet se anëtarët me ngjyrë të trupës së kërcimit janë "trajtuar ndryshe" nga të tjerët. Ata u akuzuan se ishin "dembelë, joprofesionistë dhe kishin qëndrime të këqija" - padia pretendon se këto janë komente që përdoren shpesh "për të nënçmuar dhe dekurajuar" njerëzit me ngjyrë.

Paditëset gjithashtu pretendojnë se Lizzo dhe ekipi i saj nuk i kanë paguar në mënyrë të drejtë gjatë turneut europian të Lizzo-s. Ato pohojnë se u është ofruar vetëm 25% e pagës javore gjatë kohës që nuk performonin në turne, ndërsa interpretuesit e tjerë morën 50% dhe ato gjithashtu pretendojnë se u ishte thënë të mos punonin në projekte të tjera gjatë turneut.

Më pas, pas disa orëve, Quinn Whitney Wilson, ish-drejtore krijuese dhe ish-balerina Courtney Hollinquest pohuan se edhe ato kishin përjetuar përvoja të ngjashme.

Hollinquest, përmes një postimi në Instagram u shpreh se nuk ishte pjesë e palës paditëse, por kishte kaluar të njëjtën gjë, kur punonte me Lizzo. Gjithashtu, ajo inkurajoi dhe duartrokiti vendimin e ish-balerinave për të bërë publik rastin.

Ndërsa Wilson publikoi deklaratën e Hollinquest, duke thënë se “po i bënte jehonë” gjërave që kanë dalë në dritë. “Unë jam larguar nga ajo botë për 3 vite, për një arsye”, shkroi ajo dhe gjithashtu u shpreh krenare për guximin e ish-balerinave.

Edhe regjisorja e dokumentarit të Lizzo-s, Nahli Allison shkroi në rrjetet sociale se u largua nga projekti 2 javë pasi u bë pjesë e tij, pasi u përballë me mungesën e respektit. Dokumentari “Love, Lizzo” tregon rrugëtimin e Lizzo-s drejt karrierës së saj në muzikë.

"Zakonisht nuk komentoj asgjë që lidhet me kulturën e pop-it, por në 2019, udhëtova pak me Lizzo-n, (për shkak se) isha regjisorja e dokumentarit të saj dhe ika pas 2 javëve. U trajtova shumë pa respekt. Dëshmova se sa arrogante, egocentrike dhe e pasjellshme ishte ajo", shkroi regjisorja.

Më tej vijoi: “Shpirti im më tha se duhet të vrapoja sa më shpejt të mundja dhe jam mirënjohëse që i besova intuitës. U ndjeva e mashtruar dhe e lënduar, po u shërova”.

Më pas, ajo tha se ky lloj abuzimi me fuqinë dhe famën ndodh shumë shpesh dhe shprehu mbështetje dhe dashurinë për ish-balerinat që kanë përjetuar një situatë të tillë.

Ajo theksoi se Lizzo krijon një ambient pune jashtëzakonisht toksik dhe nënvlerëson punën e njerëzve me ngjyrë, gjithashtu është një “narciste bullizuese” dhe se “ka ndërtuar markën e saj të gënjeshtrave”.

“Isha e gëzuar që po mbështesja dhe mbroja gratë me ngjyrë, përmes dokumentarit, por shpejt zbulova se imazhi dhe ‘mesazhi’ i saj ishin një fasadë”, përfundoi Allison.

Por, skandali thellohet, pas detajeve të tjera të rrëfyera nga ish-balerinat, të cilat thonë se ndaj tyre u ushtrua presion për të marrë pjesë në shfaqje seksi, të cilat ishin shqetësuese.

Sipas Page Six, ato udhëtuan me Lizzo në Amsterdam dhe këngëtarja i ftoi në një natë në qytet dhe shpejt, përfunduan në zonën Red Light Distric, e njohur për dyqanet e seksit dhe klubet dhe baret ku ka shfaqje nudo. “Gjërat dolën jashtë kontrollit dhe Lizzo ftoi anëtarët e stafit që të preknin vajzat nudo, dildot në vaginat e tyre, si dhe në një moment të mbrëmjes, të hanin banane nga vaginat e performueseve”, shkruhet në padi.

Ka edhe pretendime se ish-balerinat kishin frikë, pasi Lizzo mund t’i godiste dhe dëshmojnë raste kur këngëtarja ka tentuar, por është ndërprerë nga kërcimtarët e tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë